Juventusi merr refuzimin e papritur nga Fiorentina

Juventusi kërkon të bëjë sërish pazar te Fiorentina. Pas Bernardeschit, bardhezinjtë po synojnë t’i rrëmbejnë klubit vjollcë edhe Federico Chiesan.

Gjithsesi, pavarësisht tentativave, “Zonja e Vjetër” do ta ketë të vështirë të arrijë te 20-vjeçari, pasi skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli nuk ka aspak ndërmend të privohet nga talenti, me drejtuesit e Fiorentinës që kanë deklaruar se lojtari nuk është në shitje.

Për Chiesan interes kanë shfaqur edhe skuadrat e Napolit dhe Interit.