Zbardhet lista me 5 emrat që Barcelona kërkon t’i transferojë në ‘Camp Nou’

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil është objektivi kryesor i merkatos së janarit për Barcelonën.

Ozil është në krye të listës të hartuar nga Ernesto Valverde, ndërsa pas tij janë edhe 4 alternativa të tjera.

Ozil, të cilit i skadon kontrata me Arsenalin në fund të sezonit, është i lakmuar në “Camp Nou”, dhe mund të jetë në dispozicion në tregun e transferimeve të janarit.

Por, ylli gjerman është vetëm njëri prej emrave që lidhen me Barçën, përkrahë Nabir Fekir, Aleksandr Golovin, Max Meyer dhe Leon Goretzka.