Shtetësia për Kryepeshkopin, presidenti grek Pavlopoulos falenderon Metën: Hap me rëndësi

Falenderime për dhënien e shtetësisë shqiptare,  Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z Anastas Janullatos, i shprehu Presidentit të Shqipërisë, z.Ilir Meta, Presidenti i Greqisë, Prokopios Pavlopoulos gjatë një bisede telefonike që ata patën të martën, datë 26 dhjetor 2017, njofton sot amna.gr.

Z. Pavlopoulos theksoi se "kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë, përbën gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të konsiderueshme të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë."

Për këtë çështje, një bisedë telefonike me zotin Meta pati dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Z. Kotzias kishte ngritur çështjen e kombësisë shqiptare ndaj Kryepeshkopit Anastas, me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati gjatë takimit të tyre të fundit në Kretë (10-12 nëntor 2017), të mbajtur meiniciativën e Ministrit të Jashtëm të Greqisë.

Më 24 dhjetor,  në një postim në Twitter, z Kotzias e përshëndeti dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të  Shqipërisë, z. Anastas,  Siç theksoi z Kotzias, ajo ishte "një vlerësim i njohjes së punës të thellë humanitare dhe forcimin e besimit mes popujve tanë," thekson amna.gr.

Edhe zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi konfirmon për Syri.net se gjatë bisedës telefonike, Pavlopulos vuri në dukje se kjo iniciativë e Presidentit shqiptar përbën veç të tjerash, një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm thelbesor të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë.