Vlorë, festat e fundvitit mobilizohen 250 policë

250 forca policie janë angazhuar në shërbim të përforcuar për festat e fundvitit në Vlorë. Kontrolle do të ketë në pikat hyrëse dhe dalëse por edhe në brendeësi të qytetit.

Efektivët e policisë do të mbikëqyrin çdo lëvizje për të ndaluar edhe persona të shpallur në kërkim.

Shefi i  rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë Shpëtim Hasanaliaj u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes gjatë festave për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm./abc