Donald Trump po mbron vlerat amerikane në botë

Gjatë fushatës presidenciale më 2016, Donald Trump prezantoi një version të revizionuar të politikës së jashtme amerikane që shënonte ndarjen nga “Rendi i Ri Botëror” të nisur nga Presidenti George W. E të modifikuar nga Presidenti Obama.

Me daljen e raportit për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare këtë javë, është e qartë që Presidenti Trump e kuptuar mirë realitetin që bota është një vend përherë e më i rrezikshëm.

Duke përmendur Kinën e Rusinë si forca jo konstruktive në skenën botërore, strategjia e presidentit vë në dukje se këto dy vende janë rivalë që duhen sfiduar, por jo domosdoshmërisht armiq që duhen mposhtur. Ky është një dallim i rëndësishëm për taktikat e ardhshme.

Raporti identifikon Iranin dhe Korenë e Veriut si vende kërcënues për paqen dhe qartësisht të interesuar në destabilizimin rajonal. Ajo identifikon edhe kërcënime transshtetërore si xhihadistët dhe krimin kibernetik.

Ndërsa këto përcaktime tregojnë atë çka është e dukshme, ato janë edhe një ndarje nga besimi i Obamës se historia po lëviz pandryshueshmërisht drejt stabilizimit.

Disa kritikë të Presidentit Trump bien dakord që nuk ka një hark historik që tregon dominimin amerikan. Kjo është korrekte, por është gabim të argumentosh se ekipi i Obamës nuk e përdori këtë argument gjatë pohimeve të vazhdueshme të tilla si “batica e luftës po tërhiqet”.

Meqenëse misioni i politikës së jashtme të Obamës ishte mosangazhimi, Presidenti Obama e nënvlerësonte rolin që aktorët e pakëndshëm mund të luanin në vakuumin që ai la prapa.

Strategjia e re e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare është një korrigjues i qartë për atë vizion të gabuar. Trump i vë rreziqet që përballim në perspektivë, duke treguar dëshirën për të përqendruar “vullnetin dhe mundësitë tona” për të konkurruar dhe parandaluar ndryshime të pafavorshme në rajone të ndryshëm të botës.

Në të kaluarën, ishte normale të përpiqeshe që Kina e Rusia të ftoheshin në forumet globale me besimin se do të luanin sipas rregullave. Por kjo nuk ndodhi dhe ishte një tregues më tepër i naivitetit të Obamës.

Presidenti Trump e pranon rikthimin e “konkurrimit për pushtet” që përgënjeshtron përkushtimet ideologjike. Ai përqafon pikëpamjen e ish-Sekretarit të Shtetit Henry Kissinger në lidhje me një botë me fuqi të balancuar që mbështetet në interesa qartësisht të dukshëm kombëtarë.

Përcaktimi i Presidentit Trump për Rusinë demonstron këtë pikë: “Rusia synon të dobësojë influencën e SHBA në botë dhe të na përçajë me aleatët e partnerët”. Kaq e pat edhe retrorika miqësore.

Nga këndvështrimi im, pjesa më interesante e raportit është gatishmëria e administrues Trump për “të mbrojtur vlerat amerikane” rrotull globit, duke përfshirë trajtimin e drejtë për pakicat fetare dhe “dinjitetin e individëve”.

Në vend që të fshihet pas besimit mashtrues se Amerika përbuzet gjerësisht, presidenti dërgon mesazhin se SHBA është mbrojtëse pa mëdyshje e Qytetërimit Perëndimor dhe e ka fuqinë e brendshme për të mposhtur impulset e errët të totalitarizmit.

Presidenti Trump është padyshim realist; e megjithatë ka edhe një dimenson të qartë romantik vizionin e tij. Kapërcimi larg “perfeksionit” në stabilitet është njëra gjë. Nga ana tjetër, presidenti dëshiron të fitojë, sepse ai beson në parimet amerikane.

Si rezultat Presidenti Trump e sheh fuqinë tonë ushtarake dhe muskujt ekonomikë si ofrues avantazhi të jashtëzakonshëm. Ky pozicion ka nevojë për kujdes e mirëmbajtje, por në rast nevoje ana jonë duhet të jetë superiore.

Amerika u ngrit në lartësinë që kërkonte rasti kur Bashkimi Sovjetik nxori Sputnik në hapësirë, duke besuar në atë kohë se ne e kishim humbur avantazhin. Por ne u ngritëm në lartësi të reja në shkolla e fabrika. E pranuam sfidën dhe brenda një dekade rifituam besimin kombëtar. Kjo është ana romantike e historisë strategjike në këtë dokument me 68 faqe që përcakton skenën për doktrinën Trump.

Marrë nga Fox News-Përgatiti SYRI.net

*Dr. Herb London është is president i Qendrës për Kërkime Politike në Londër