FOTO/ Vdekja e Florencit në Francë, edhe Jozefina Topalli ka një mesazh

Edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar në lidhje me vdekjen e kobshme të Florenc Beqirajn në Francë, ngjarje kjo që ka prekur zemrat e mbarë shqiptarëve.

Teksa uron gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes që po afron, ish-deputetja e PD-së ka një lutje edhe për 23-vjeçarin nga Shkodra që humbi jetën në rrethana jo shumë të qarta.

Ndërsa autoritetet franceze deklarojnë se i riu tentoi vetëvrasjen në një nga kampet e azilit në Marsejë, Topalli është e mendimit që Florencin e kanë torturuar dhe vrarë të tjerë njerëz në kamp. Ajo thotë në “Facebook” se historia e tij të këput shpirtin, ndërsa akuzon shtetin shqiptar se ka dështuar.

STATUSI I PLOTË

Gezuar Krishtlindjet!

Sot eshte nata e Krishtlindjes.Te krishteret kete dite e festojne ne familje.

Ajo eshte festa me e bukur e vitit.

Kenget me te bukura e me te ngrohta jane per Krishtlindjet.Koncertet me te ndjekura jane per kete dite.

Une dua t’i uroj gjithe miqve te mi “Gezuar Krishtlindjet”!

Por sot nje mendim i vecante shkon per ata qe nuk kane mundesi per te gezuar ne familje, per ata qe shohin vehten ne cepin e shoqerise, per te pamundurit, per te semuret, per refugjatet, per djemte e vajzat qe jane larg familjeve per te gjetur nje jete me te mire, per emigrantet shqiptare, per ata qe jane ne burg ne vendet e huaja, per te burgosurit ne Shqiperi, per me te varferit, te pastrehet.

Nje lutje te vecante sot dua te bej per Florencin qe e torturuan dhe e vrane ne nje vend te huaj, ku shkoi per te gjetur shpetim. Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij eshte deshtimi jone.

Zot ndihmo Shqiptaret.