Atentati në Elbasan, vijnë forcat RENEA. Pamjet nga makina e djegur

Pas atentatit në Elbasan, në qytet kanë mbërritur katër automjete të blinduara të forcave RENEA. Elbasani është i mbushur me sirena dhe alarme duke përcjellë një ndjenjë ankthi dhe pasigurie në qytet.

Sipas policisë, atentatorët janë afruar tek rrugica në lagjen "Emin Matraxhiu" dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj pjesëtarëve të familjes Çapja. Por nuk ka raportime për të lënduar apo të plagosur. Më pas ata janë larguar me shpejtësi me automjetin tip Bens me targa të falasifikuara dhe i kanë vënë flakën në një rrugicë në lagjen 5 Maji. 

Infoelbasani