Vdekja e Florencit/ Reagon keq Noizy, sulmon njerëzit me pushtet: ‘Më tradhtuat...!

Një ndër artistët shqiptar, i cili u solidarizua më tepër me masakrën e djalit nga Shkodra ishte reperi Noizy.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një tjetër postim për Florencin, duke u ndjerë i prekur për vdekjen e tij.

“Vëllai Jonë Florenci Tashmë ndërroi jetë, ndihem i tradhtuar nga shume njerëz me pushtet në Shqipëri, shpirti ne paqe Lil bro,” - përfundon reperi.

Prej disa ditësh 23-vjeçari mbahej gjallë vetëm përmes aparaturave, ndërsa prej ditës së djeshme pranë i ndodhej edhe i ati.

Beqiraj prej dy vitesh ishte në Francë, ndërsa kohët e fundit ishte burgosur nga policia, pasi ai ishte pa dokumente.

Policia franceze bën me dije, se ai ka tentuar vetëvrasjen në burg, pasi ka shenja teli në fyt.

Ndërsa familjarët mendojnë se ai është dhunuar nga policia ose nga të burgosurit e tjerë në qeli.

Mjekët i kanë hequr aparaturat pa lejen e prindërve.