Vasili: Rama e do SHBA vetëm për të kapur drejtësinë, investohet kundër në OKB

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës.

Sipas tij, kryeministri e përdor SHBA-në për të kapur drejtësinë, por nga ana tjetër investohet kundër  OKB.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

A ka turp kryeministri ne raport me Amerikën?

Kryeministri e do Amerikën vetëm për ta keqpërdorur për të kapur drejtesinë dhe dhunon e Kushtetutën e Shqipërisë në emër të Opdatit.

Por po ky kryeministër përdoret e investohet totalisht kundër Amerikës në mënyrë të paturp në kundërshtim me interesin kombëtar.

Mbi të tashmë rëndon një faj shumë i rëndë politik dhe historik.

Çdo shfajësim me votimet "antimperialiste" të së shkuarës së ditëzezave të Partisë së Punës së para viteve 90' agravon akoma me shumë imoralitetin dhe demin kolosal të votimit të turpshëm antiamerikan në OKB.