Erdogan bisedon me Putinin pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdo?an) zhvilloi një bisedë telefonike me Kreun e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin. Erdogan e falënderoi Putinin për mbështetjen e dhënë për projektrezolutën e Jerusalemit, njofton Radio Televizioni Shtetëro i Turqisë, TRT.

Presidenti Erdoan në bisedën e zhvilluar me Putinin shprehu falënderimet e tij në lidhje me votimin e bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkua, që njeh si të “pavlefshëm” vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Në bisedën me në fokus Jerusalemin u trajtuam edhe çështjet rajonale, marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëveshjet në fushën e energjisë.

Mesazhi në Twitter

Përmes një postimi në Twitter Presidenti Erdoan ka shprehur kënaqësinë për pranimin me një shumicë dërrmuese të projektrezolutës për Jerusalemin në Asamblenë e Përgjithshmet ë Kombeve të Bashkuara.

Miratimin me 128 vota pro dhe 9 kundër të projektrezolutës së Jerusalemin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdo?an) e ka vlerësuar me fjalët: "E mirëpresim miratimin me shumicë dërrmuese të projektrezolutës së paraqitur në AP-OKB për Jerusalemin”. 

Presidenti Erdoan bëri një postim në llogarinë e tij në Twiter në lidhje me miratimin e projektrezolutës së Jerusalemit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke shprehur se "E mirëpresim miratimin me shumicë dërrmuese të projektrezolutës së Jerusalemit që iu paraqit në AP-OKB. Presim që administrata Trump të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur nga ky vendim fatkeq, paligjshmëria e të cilit është provuar në mënyrën më të dukshme nga AP-OKB-ja. Në emrin tim dhe të popullit tim falënderoj të gjithë ata që ofruan mbështetje për kauzën e Palestinës dhe Jerusalemit".

Të njëjtat postime Presidenti Erdoan i bëri edhe në gjuhët anglisht dhe arabisht.

Kalin: P/rezoluta për Jerusalemin në OKB historike

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (?brahim Kal?n) në lidhje me miratimin e projektrezolutës për Jerusalemin në Asamblenë e Përgjithshme (AP) të OKB-së uroi që rezoluta të shërbejë në të mirë të kauzës palestineze.

"Qoftë në të mirë të Jerusalemit, të kauzës së Palestinës, drejtësisë dhe ndërgjegjes globale kjo rezolutë historike", ka shkruar Kal?n në rrjetin social Twitter, pasi në AP-OKB me 128 vota pro dhe nëntë kundër u miratua rezoluta që denoncon vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si "kryeqytet të Izraelit".