Shqipëria kundër SHBA, reagon LSI: Vota duhet të ishte e unifikuar, tani asnjë justifikim s’ka vlerë

Lëvizja Socialiste ka reaguar menjëherë lidhur me votën e Shqipërisë kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për Jeruzalemin.

Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, deklaroi para mediave se ajo votë duhej të ishte e unifikuar dhe të shprehte qëndrimin e gjithë popullit shqiptar.

"Një vendim kaq i rëndësishëm duhet të ishte votë e unifikuar dhe të përfaqësonte popullin shqiptar. Mbrëmë ministria e Jashtme ka nxituar të shpjegojë votën "Kundër". Por sot, pasi i keni vënë shqiptarët në një pozicion të vështirë dhe fakti të kryer, çdo justifikim është pa vlerë.

Disa shtete kanë abstenuar me votën e tyre në OKB dhe është për të ardhur keq keqpërdorimi që i është bërë qëndrimit të BE-së. Është për të ardhur keq që Rama e do SHBA-në ta mbështesë për Reformën në drejtësi dhe nga  ana tjetër investohet kundër sajj.

SHBA-të kanë qëndruar gjithnjë fort në krah të shqiptarëve," solli në vëmendje Gjosha.