Pse duhet të keni kujdes nga Sindromi i pemës së Krishtlindjes

Edhe pema e Krishtlindjes ka efekte negative. Një grup studiuesish kanë analizuar materialet e 28 pemëve të Krishtlindjes, duke përfshirë halat e pishës dhe një sërë elementësh të tjerë . Në përfundim të studimit u konstatua se ato përmbajnë 53 tipe të ndryshme myku . Ekspertët shpjegojnë se sporet e mykut dhe të polenit provokojnë shqetësime tek disa njerëz që vuajnë nga Sindromi i Pemës së Kris h tlindjes. Ky është një tip alergjie që përfshin teshtima , acarime fyti, kollë dhe dhimbje gjoksi. Por, edhe nëse përdorni një pem ë articiale nuk do të keni shpëtim , pasi ato marrin pluhur , që gjithashtu shkakton një sërë alergjish. 
Këshilla: 
Shkundeni dhe pastrojeni mirë pemën para se ta fusni në shtëpi

Vendoseni pemën sa më vonë të jetë e mundur për të minimizuar ekspozimin ndaj mykut

Përdorni një pastrues ajri për të larguar pjesët e mykut që qarkullojnë

Gjithashtu mund të përdorni dhe një balsam përreth hundës kundër alergjive.