Sot rikthehet Superliga, luhen ndeshjet e fundit për 2017-ën

Sot skuadrat e Kategorisë Superiore në Shqipëri do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjet e fundit për vitin 2017.

Të 5 takimet e javës së 16-të janë përcaktuar të startojnë në orën 13:00, për t’i hapur udhë më pas festive të fundvitit dhe merkatos së janarit.

Kukësi do të presë Luftëtarin, Partizani luan në shtëpi ndaj Vllaznisë, ndërsa Skënderbeu luan kundër Teutës.