Vasili paralajmëron trafikantët e Rilindjes: Dihet fundi i Esat Pashë Toptanit, shqiptarët nuk falin

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, i ka lëshuar një paralajmërim të fortë, kryeministrit Edi Rama për aktin që ai kreu, zgjedhjen e njëanshme të Prokurores së përkohshme në shkelje të Kushtetutës si dhe ato që e pasuan:

"Trafikantet e Rilindjes ose Esat Pashë Toptanet e rinj, - shkruan Vasili në Fb, -  që ia kanë shitur Shqipërinë, drogës dhe kriminelëve, dënojnë deputetët më të rinj të Parlamentit se mbrojtën Kushtetutën dhe Shqipërinë.

Dihet fundi i Esat Pashë Toptanit dhe çdokujt që shet atdheun, - vëren Vasili në përfundim. - Shqiptarët nuk falin..."