Protesta, Paloka paralajmëron: Ky parlament nuk ka parë asgjë akoma

“Ky parlament nuk ka parë asgjë realisht akoma...'Kështu i ka paralajmëruar sot deputeti i PD, Edi Paloka, kolegët e tij të mazhorancës që kanë kërkuar përjashtimin e tij në Byrinë e Kuvendit për 10 ditë për shkak të protestës.

"Ne u larguam para se të jepej vendimi, - tha Paloka, - sepse vendimi është marrë që në njoftim. "Do të merret vendimi më i rëndë", u tha.

Ai i konsideroi akuzat e PS absurde dhe u shpreh se opozita është e vendosur për të mbrojtur Kushtetutën. Paloka tha më tej se ‘ky parlament nuk ka parë realisht asgjë akoma‘./tvklan.al