Me një imazh plot dashuri, Miriami dhe Albani sjellin versionin anglisht të “Dhurata”

Miriam Cani e cila është rikthyer fuqishëm në industrinë e muzikës sapo ka ndarë me të gjithë fansat e Instagramit një foto shumë të ëmbël.

Dashuria që kjo foto përcjell është e qartë por krahas kësaj i gjithë publiku është surprizuar nga lajmi që ajo ka dhënë. Çifti i famshëm është në përfundimin e një tjetër projekti muzikor i cili konsiston në realizimin anglisht të hitit “Dhurata”

“Më në fund jam këtu, me zemrën në duar”-thotë këngëtarja në përshkrimin e fotos të cilën e shoqëron edhe me datën e publikimit të kësaj prurjeje.

Bashkëpunimi i tyre i fundit “Dhurata” po korr një sukses të jashtëzakonshëm ku në vetëm 3 javë ka grumbulluar mbi 2 milion klikime në kanalin e Youtube. Momentalisht kjo këngë mban vendin e 14-të në klasifikimin e “The Top List” ndërsa “Meteor” është në vendin e dytë.

Albani dhe Miriami po i japin publikut dhe fansave dhuratat më të bukura në këto festa që kanë prekur zemrat e shumë shqiptarëve. Ata e presin me padurim publikimin e këtij versioni. Kujtojmë se Miriam-in do ta shohim shumë shpejt edhe si anëtare e jurisë në “The Voice Kids”./topalbaniaradio