Ronaldo tmerron Realin para klasikes me Barcelonën

Një lajm tepër i befasishëm dhe jo mjaft i mirë për klubin e Realit ka ardhur orët e fundit. Ylli i madrilenëve, Cristiano Ronaldo, ka trembur stafin teknik për shkak të një tërheqjeje muskulare e cila me shumë gjasa do ta lërë jashtë sfidës kundër Barcelonës.

Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e ekipit dhe mediat spanjolle tregojnë se sulmuesi ka punuar individualisht, i ndarë nga grupi.

Duhet të presim në orët në vijim për të kuptuar nëse realisht Ronaldo do ta humbasë El Clasicon.