I riu shqiptar goditet me thikë, në luftë me vdekjen

Një 22-vjeçar shqiptar me iniciale B.A. është plagosur rëndë me thikë në komunën italiane Diano Marina.

Siç raportojnë mbrëmjen e kësaj të marte mediat italiane, i riu është transportuar me “kod të kuq” në spitalin e Imperias.

Hetimet vijojnë për të zbardhur shkakun e konfliktit që solli plagosjen e të riut.