Zjarr në sheshin ‘Skënderbej’, merr flakë një prej shtëpizave

Një vatër zjarri ka shpërthyer në sheshin Skënderbej në Tiranë ku flakë ka marrë një prej shtëpizave të vendosura aty me rastin e festave të fundvitit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Zjarri ka shkaktuar disa momente paniku tek qytetarët e shumtë që vizitojnë sheshin, por fatmirësisht është neutralizuar në kohë. Nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet sesi është shkaktuar zjarri, por mendohet se kemi të bëjmë me një masë elektrike. Zjarri fillimisht ka përfshirë rrjetin elektrik të njërës prej shtëpizave./ekspress/