Basha për Lu: Nuk komentoj opinionet e tij, ai jep llogari aty ku jep

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka deklaruar se nuk komenton deklarata e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklarata e fundit të tij, Basha theksoi gjatë fjalës së tij se nuk i komenton opinionet e ambasadorit.

‘Partia Demokratike dhe unë jemi në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar.

Vazhdoj të theksoj se nuk komentoj deklarata e ambasadorëve. Natyrisht ata mbajnë përgjegjësi për ato që thonë dhe japin llogari atje ku japin’, tha gjatë përgjigjes së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha.