'Sot Kryeministri është edhe kryeprokuror'

"Kryeministri sot është edhe kryeprokuror!" Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, e ka përmbledhur me vetëm 4 radhë, frytin që prodhoi nisma e qeverisë për zgjedhjen e njëanshme të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

"Sot Vettingu vdiq! - shkruan Vasili. - 69 deputetë të kapur të Edi Ramës zgjedhin kryeprokurorin e partisë pa Veting. Kryeministri është sot edhe kryeprokuror. Demokracia, në rrezikun më të madh."

Deklarata e Vasilit vjen në kulmin e një dite zhvillimesh të furishme politike, kur palët janë angazhuar për ta vijuar më tej përballjen: Grupet parlamentare të PD dhe LSI janë mbledhur sëbashku për të marrë vendim se çfarë hapash do të ndjekin në vijim, përfshirë diskutimin e propozimit të Berishës për djegien e mandatave dhe nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka  njoftuar daljen në një konferencë shtypi.