Skandali që po trondit Amerikën Latinë, përfshihen majat e pushtetit

Skandali i korrupsionit që ka përfshirë gjigantin brazilian të ”BTP Odebrecht” po trondit Amerikën Latine dhe po arrin tashmë majat e pushtetit. Në Ekuator zëvendëspresidenti u ndëshkua me gjashtë vite burg dhe në Peru, presidenti rrezikon shkarkimin nga posti.

-Roli i presidentit vihet në pikëpyetje në Peru-

Pedro Pablo Kuczynski mund të renditet si presidenti i parë i shkarkuar për lidhjet e tij me Odebrecht, që pranoi të ketë paguar rreth pesë milionë dollarë kompanive të këshillimit që lidhen drejtpërdrejtë me kreun e shtetit, atëherë ministër mes viteve 2004 dhe 2013.

Megjithëse mohon kategorisht akuzat, qëndrimi i tij në pushtet duket se i ka orët e numëruara, opozita që ka shumicën në Parlament kërkon të kalojë çështjen në votim “për paaftësi morale” për të qeverisur vendin.

Prokuroria kërkoi dënim maksimal, Gjykata Supreme e mbështeti, zëvendëspresidenti i Ekuatorit, Jorge Glas u dënua të mërkurën me gjashtë vite burg për përfitim të 13,5 milionë dollarë në formë rryshfeti nga Odebrecht.

Zëvendëspresident nga 2013 dhe në paraburgim prej tetorit, Glas është zyrtari politik me detyrë në rangje të larta që u dënua në këtë aferë në Amerikën Latine.

-Brazili, origjina e skandalit-

Është vendlindja e Odebrecht dhe jo pa çudi në Brazil ky skandal ka shënuar më shumë viktima, edhe pse kemi të bëjmë vetëm me një kapitull nga operacioni i gjerë “Lavazhi Ekspres” që shënjestroi tenderat e gjigantit të naftës Petrobras.

Sipas hetuesve brazilianë, Odebrecht zotëronte një departament të quajtur “sektori i operacioneve të strukturuara” që shumë shpejt u pagëzua nga forcat e policisë “departamenti i rryshfeteve”.

Ish-presidenti Luiz Inacio Lula da Silva (2003-2010) është i akuzuar për përfshirje në këtë aferë, gjykata po heton në lidhje me mundësinë e dhurimeve në formën e (e një sipërfaqe toke, apo një apartamenti) nga ana e ndërtuesit.

– Liderë të tjerë të përfshirë –

Skandali ka tronditur gjithashtu Venezuelën, ku grupi brazilian thotë se ka derdhur 98 milionë dollarë. Presidenti Nicolas Maduro është i dyshuar por gjykata, e akuzuar nga opozita se i shërben interesave të kreut të Shtetit, hodhi poshtë çdo hetim.

Së fundmi, në Panama, dy djemtë dhe tre ish-ministra të ish-presidentit Ricardo Martinelli (2009-2014) janë nën akuzë.