FOTO/ E keni këtë shenjë në vesh? Kujdes! Rrezikoni vdekjen

Studimet e fundit kanë treguar se një pjesë e vogël e zgavrës së veshit paraqet indikator të madh, kur bëhet fjalë për gjasat për të pësuar sulm në zemër në të ardhmen.

Shkencëtarët theksojnë se personat që kanë linja diagonale, të njohura si “shenja e Frenkut”, në vesh mund të kenë gjasa të mëdha për të pësuar sulm në zemër.

Studimet kanë treguar se 75 për qind e personave, që kishin pësuar sulm në zemër, e kishin këtë shenjë në vesh, e shkaktohet si pasojë e mungesës së qarkullimit të gjakut, që besohet se ndodh shkaku i arterieve të bllokuara.