Bayern Munchen gjen pasardhësin ideal të Lewandowskit

Është Timo Werner emri i zgjedhur nga Bayern Munchen për të përforcuar sulmin sezonin e ardhshëm.

Siç shkruajnë mediat gjermane, lojtari i Leipzig është objektivi kryesor i klubit bavarez.

Në shtëpinë e kampionëve të Gjermanisë, kanë nisur të mendojnë që tani për pasuesin e Robert Lewandowskit, që mund të largohet nga “Allianz Arena”, dhe 21-vjeçari konsiderohet zëvendësuesi ideal i polakut.