VIDEO/ ‘Tahiri, Balilaj e policët e drogës’, pamjet se si u prit Edi Rama sot në Pogradec

Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë në Pogradec pritet me protesta nga qytetarët.

Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar dhe me thirrje kundër qeverisë janë përqendruar në sheshin ku do te zhvillohet takimi.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe deputeti i PD-së Klevis Balliu i cili është shprehur se revolta vjen për shkak të padrejtësive të bëra nga qeveria në pushtet.

‘’Ne jemi këtu për të denoncuar padrejtësitë e kësaj qeverie. Bashkëpunimi me krimin e organizuar. Protesta kundër qeverisë që do të kapi edhe prokurorinë e përgjithshme për ta përdorur atë për presione politike, për koalicione në të ardhmen”, është shprehur Balliu.

Protestuesit mbajnë në duar edhe pankarta me fotot e Habilajve dhe ish-ministrit Saimir Tahiri. Rama është pritur po ashtu me protesta pak javë më parë dhe nga të rinjtë në Shkodër.