'Shi bie në Tiranë', nga Eni Koçi e Genc Prelvukaj

Eni Koçi e Genc Prelvukaj kanë publikuar këngën e tyre më të re “Shi bie në Tiranë”, transmeton Koha.net.

Kjo vjen me videoklip që është punuar nga Black Fish Entertainment.

Në fund të videoklipit bëhet e ditur se, “ky version i këngës është përpunim i këngës origjinale i ‘Shi bie në Tiranë’ e interpretuar, shkruar dhe kompozuar nga Fitnete Tuda”, të cilën këngëtarët e falënderojnë për dhënien e lejes së përpunimit.