FOTO/ Kryetari i ri i Prizrenit e nis me ‘bismilah’ mandatin e tij

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vendosur ta nis mandatin me lutje.

Dy ditë pasi mori mandatin nga Ramadan Muja, ai është parë në njërën nga xhamitë e qytetit të Prizrenit.

Lajmi.net ka siguruar fotografi të Haskukës në xhami, para se të falte xhumanë siç njihet te besimtarët myslimanë.

Kryetari i Prizrenit gjatë emisioneve debatuese në fushatën zgjedhore, ishte shprehur pro ndërtimit të xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

Temë kjo e cila ishte diskutuar mjaft shumë kohëve të fundit.