VIDEO/ Taksisti serb bllokon trafikun në Paris për t’i folur Vuçiçit

Një taksist serb ka "bllokuar" trafikun në Paris në mënyrë që ta përshëndesë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai fillimisht e pa Vuçiçin teksa po deklarohej për gazetarë në një shesh të kryeqytetit francez, para një dreke të organizuar nga Presidenti i vendit Emmanuel Macron, raportojnë mediat serbe, përcjell Gazeta Metro.

Taksisti zgjodhi që ta përshëndeste me ngritje të dorës Vuçiçin, mirëpo kur ky ia ktheu përshëndetjen, taksisti e ndali makinën dhe arriti që ta përshëndesë presidentin serb.

Kujtojmë që Vuçiçi u kujdes që ta kundërshtojë edhe një herë pavarësinë e Kosovës, në këtë samit që po mbahet në Paris, temë e të cilit është ngrohja globale dhe ndryshimet që po sjell ajo.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/momenti-kur-taksisti-serb-bllokon-komunikacionin-ne-paris-per-t-i-folur-vucicit-474771/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright