Bushati konfirmon qëndrimin kundër Trump dhe Izraelit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka konfirmuar sot përballë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, qëndrimin antiamerikan të Shqipërisë kundër vendimit të Trump për Jeruzalemin dhe vendimit të Izraelit për ta përshëndetur këtë vendim. 

Ditmir Bushati, në emër edhe të qeverisë shqiptare dhe të kryeministrit Rama ka konfirmuar qëndrimin antiamerikan të mbajtur nga ambasadori shqiptar para disa ditësh në mbledhjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik lidhur me vendimin e Presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Ky qëndrimi i Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit janë në koherencë të plotë me qëndrimin anti-Trump të mbajtur nga Rama gjatë fushatës presidenciale të SHBA ku e cilësonte kandidatin fitues Trump si “turp të njerzimit” që “nëse do të zgjidhej do të shkaktonte prishjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA”.  Ky qëndrimi është në vijim të qëndrimeve të Ramës dhe të qeverisë që ai drejton kundër qëndrimeve të SHBA dhe veçanërisht kundër politikës amerikane të drejtuar aktualisht nga Trump.

Kjo ka ndodhur, ndodh dhe mesa duket do të vazhdojë të ndodhë se Rama ka përcaktuar interesat e tij personale pushtetmbajtëse tek kundërshtari i Trump, George Soros, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë 27 vjetëve të fundit me politikën e jashtme shqiptare

Ky qëndrimi i Ramës, Bushatit dhe qeverisë aktuale duke qenë në këtë rast kundër interesave të SHBA është edhe kundër Izraelit dhe dëmton rëndë marrëdhëniet mes Shqipërisë e Izraelit.

Ky qëndrim përbën një ngjarje të rëndë në marrëdhëniet mes Shqipërisë e SHBA e Izraelit dhe një goditje të rëndë ndaj tyre, sot por edhe në të ardhmen. Ky qëndrim i Ramës, Bushatit dhe qeverisë aktuale shqiptare është i paprecedentë dhe do të jetë me pasoja jo vetëm për Ramën dhe qeverinë e tij, por për Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë.

Historikisht në këto 27 vjet, përvec disa rasteve të fundit të qëndrimeve të mbajtura nga qeveria Rama, Shqipëria gjithnjë ka mbajtur qëndrime të qarta e koherente, në linjë me ato të SHBA, edhe kur është bërë fjalë për vendime të rëndësishme e delikate, apo edhe kur nuk ka pasur konsensus mes aktorëve të rëndësishëm globalë. Asnjëherë nuk janë vënë në dyshim qëndrimet pro amerikane të Shqipërisë.

Qëndrimet e Shqipërisë në linjë me qëndrimet e SHBA lidhen me faktin e thjeshtë se gjatë 27 vjetëve SHBA janë konsideruar nga Shqipëria e shqiptarët partneri i parë strategjik dhe kjo nuk është vënë asnjëherë në dyshim.

Qëndrimet e fundit të Ramës, Bushatit dhe të qeverisë shqiptare duke qenë antiamerikane kanë vënë në dyshim edhe partneritetin SHBA-Shqipërisë që ndryshe do të thotë se këto qëndrime janë kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.