Tension në Kuvend, Rama nis fyerjet ndaj opozitës pasi Berisha i përmendi Tahirin dhe kanabisin

Si zakonisht, kur Edi Ramës i përmendet akuzat në Kuvend për lidhjet e tij me trafikun e drogës, kanabisin dhe Saimir Tahirin, ia del situata nga duart dhe nis me sharje e fyerje në sallën e parlamentit.

Kështu ndodhi edhe sot, pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili i kujtoi Ramës për lidhjet e tij dhe Tahirit me trafikantët e drogës, Balilin, Habilajt, etj.

Sapo ka marrë fjalën në sallën e Kuvendit, Rama ka nisur me fyerje dhe ofendime ndaj ish-kryeministrit. Kjo ka sjellë edhe reagimin e deputetit Flamur Noka e më pas edhe të tjerëve.

Pasi kanë shkëmbyer akuza, Rama ka nisur sërish me ofendime. E sigurisht nuk mund të mungonte ndërhyrja e Gramoz Ruçit i cili e ka përjashtuar deputetin Noka nga seanca.