‘Bomba' e Berishës në Kuvend: Në makinë me Orest Sotën ka qenë Saimir Tahiri, por ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në sallën e Kuvendit.

Duke folur për çështjen ‘Tahiri’, ish-kryeministri tha se qeveria e Rama përpiqen në çdo mënyrë për të mbuluar zullumet e Tahirit dhe të tjerëve.

‘A tha ky që nuk kisha dijeni? A i patë ju raportet e SHISH për 127 policë të lidhur me drogën.

A tha Saimir Tahiri se nuk e njeh Orest Sotën. A tha ai se nuk e kishte takuar më parë. A e keni parë ju se si Orest Sota është krushku i parë në lokalin e kunatit të Tahirit

Në makinë me Ores Sotën ka qenë Saimir Tahiri. E ky ka dërguar Don Agaçion në Itali. Edhe Balili i ka dorëzuar videot e orgjive tuaja në Santa ‘Quaranta’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend.