Deputeti i LSI: Rama në pozitë të vështirë, uroj që Juncker të mos ketë qenë i pirë...

Deputeti i LSI-së, Luan Rama, tha se Kryeministri Edi Rama është në një pozitë të vështirë, pavarësisht se shfaqet i qetë dhe i releksuar.

"Ai është ballafaquar me dështimin e madh, mbi të cilën ndërtoi atë që e quajti policinë që duam.  Rama, kur erdhi ne pushtet akuzonte policët se hanin fara lule.  Iku nga policia e farave drejt  policisë së drogës. Nuk guxon asnjë të mbjellë një rrënjë te vetme kanabis,  nëse nuk ka një suport nga policia”, tha Luan Rama në studion e Oraneës.

Lidhur me vlerësimet e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ndaj qeverisë Rama, deputeti i LSI-së tha “uroj të mos ketë qenë i pirë me deklaratat e tij për reformat e suksesshme të qeverisë shqiptare”.