Trajneri i njohur jep dorëheqjen nga ekipi i Superligës
Trajneri i ekipit të Feronikelit, në Superligën e Kosovës, Zekirija Ramadani ka dhënë dorëheqjen. Ky lajm vjen një ditë pasi nga ky klub dha dorëheqjen edhe presidenti Ekrem Elshani.
Ramadani është i njohur në Shqipëri, pasi në vitin 2016 ka drejtuar Flamurtarin e Vlorës.