Fëmijët përdoren me pankarta për të falenderuar Kryebashkiakun e Ramës...

Një skandal i vërtetë është ai i ndodhur në një prej bashkive që drejtohet nga socialistët, ndërsa fëmijë të vegjël përdoren me pankarta për të falenderuar kryebashkiakun.

Foto është bërë në shkollën e Xarrës, bashkia Konispol. Në këtë shkollë është ndezur kaldaja dhe fëmijët janë përdorur për të falënderuar kryetari ne Bashkisë.

“Ditë gëzimi ishte sot për nxënësit e shkollës 9-vjeccare Xarrë. Kaldaja filloi punën, ngrohja është e pranishme në ccdo klasë.Nxënësit e zhvillojnë mësimin në kushte shumë të përshtatshme,shumë të rehatshëm pa xhupa. Shkolla jonë është më mira në Qarkun e Vlorës,me të gjitha kushtet për një mësimdhënie dinjitoze.

Prindër,nxënës dhe kolektivi i mësuesve i shpreh mirënjohjen dhe falenderojnë Kryertarin e Bashkisë Konispol Z.Shuaip Beqiri për këtë vepër madhështore!”, thuhet në postimin e shkollës në rrjetet sociale.