Artan Hoxha: Tahiri ka dorëzuar pasaportën në Prokurori

Sot, gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi bllokimin e pasaportës tw ish ministrit Saimir Tahiri dhe e ndaloi atë të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Gazetari Artan Hoxha është shprehur të martën në mbrëmje në emisionin ‘Opinion’, se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dorëzuar tek Krimet e Rënda rreth orës 15:00 pasaportën dhe kartën e identitetit.

Hoxha tha se dokumenti është dorëzuar tek prokurori Gent Osmani.