Manjani në SYRI.net: Ambasadorët të zbatojnë Kushtetutën, në të kundërt do të ...

I ftuari i radhës në studion e lajmeve të Syri.net, ishte ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

I pyetur nga Alen Xhelili Rreth opinionit të EURALIUS për reformën në Drejtësi, Manjani tha se ky nuk ishte opinion i EURALIUS, por i drejtuesit të këtij misioni.

‘Opinioni i Euralius ishte i parapërgatitur. Këtë opinion e kishte  shefja e misionit të BE-së në vendin tonë. Nuk janë ambasadorët fajtorë, nëse qëndrimet e tyre publike nuk shkojnë përshtat me Kushtetutën që ata e kanë bërë bashkë me ne, patjetër që do të marrin kritika. Politikanët shqiptarë sado kriminelë të jenë, i voton populli shqiptar, ndërsa ambasadorët vijnë për të përfaqësuar interesat e vendeve të tyre, në kushtet normale. Parlamenti i Shqipërisë duhet të zbatojë kushtetutën’, deklaroi Manjani.