Talenti që luan në Belgjikë merr ftesë nga Shqipëria. Lojtari kthen këtë përgjigje

Mesfushori Edon Zhegrova mësohet se është ftuar nga Kombëtarja Shpresa pas paraqitjeve të mira në kampionatin belg.

18-vjeçari këtë fundjavë shënoi golin e parë me fanellën e Genkut në barazimin 1-1 ndaj Eupenit.

Ka qenë vetë futbollisti, i cili në një prononcim për mediat kosovare ka deklaruar: “Kam marrë ftesë ta përfaqësoj Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Unë jam i gatshëm të jap kontributin tim për të dyja kombëtaret”, deklaroi 18-vjeçari.