Reali dhe rsenali në 'luftë' për Draxler

Real Madrid do të lëvizë në merkaton e janarit për të marrë sulmuesin e Paris Saint Germain, Julian Draxler.

Arsenal ishte i gatshëm të merrte futbollistin gjerman gjatë verës, por dështoi në arritjen e marrëveshjes sepse u kujtua vetëm në ditët e fundit të verës.

Draxler ka qenë gjithmonë i preferuar nga Wenger, por ai zgjodhi të shkojë në Paris, kur u largua nga Bundesliga. Shanset e Arsenal janë shtuar nga fakti që Draxler ka përfunduar në stolin e PSG, pas blerjeve të Neymar dhe Mbappe, por tani do të përballet me konkurrencën e Real Madrid.