Vuçiç: Serbia do të ishte kampion nëse do ta njihte Kosovën!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është në Paris në samitin e ndryshimeve klimatike ku pritet të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.

Presidenti i Serbisë sheh pjesëmarrjen në samitin e klimës si një mundësi për t’u takuar me presidentin francez, i cili për momentin është një nga dy figurat më të rëndësishme politike në Evropë dhe me ndikim në botë.

Përveç mbështetjes së rrugës evropiane dhe rritjes së marrëdhënieve ekonomike, Franca mund të ketë një ndikim në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Stabiliteti dhe paqja do të ishte shumë më e lehtë për t’u ruajtur nëse do të kishim mbështetjen e Francës së fuqishme sot e cila ka një ndikim në rritje në Evropë dhe në botë. Presidenti Macron gëzon një reputacion të madh personal në të gjitha meridianet,” tha Vuçiç.

Ai thekson, megjithatë, se nëse Serbia do t’i shpall sanksione Rusisë dhe në të njejtën kohë do ta njihte Kosovën si shtet të pavarur do të ishte “një kampion në mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në të njëjtën ditë dhe të lulëzojë në mënyrë efikase dhe të pavarur nga gjyqësori”.

Samiti i klimës fillon me një pritje solemne në Pallatin Elize. Atje, Presidenti francez Emanuel Macron do të mirëpresë më shumë se 100 udhëheqës botërorë, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Pas kësaj, disa panele do të diskutojnë disa marrëveshje të nënshkruara në Paris dy vjet më parë ku do të shqyrtohen edhe hapat e ardhshëm në parandalimin e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjen globale.