Andi Bejtja: Ja zgjidhja për ata që kërkojnë kompromisin për kryeprokurorin

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka komentuar kërkesat për dialog të mazhorancës dhe ambasadorit të SHBA-së Donald Lu për një kompromis për zgjedhjen e kryeprokurorit të vendit.

Zgjidhja sipas Bejtës është zbatimi i Kushtetutës.

Ja çfarë shkruan Andi Bejtja:

Kryeministri, së fundmi dhe Ambasadori Lu, po i bëjnë thirrje liderit të opozitës.

Lideri i opozitës thotë të respektojmë Kushtetutën, që do të thotë Prokurori mos zgjidhet me shumicë të thjeshte, po me 84 a 94.

Po te pyesësh ata që kanë bërë Kushtetutën, shumicat e tilla janë shpikur pikërisht që të arrihen nëpërmjet kompromisit.

Duke zbatuar Kushtetutën kompromisi është i vetëkuptuar.