Nuk është Juvja, Zanetti: Ja klubi më i vështirë për të fituar Scudetton

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka thënë se Roma është klubi që i ka sjellë më shumë probleme.

Në një intervistë për “Tiki Taka”, ish-kapiteni i “Nerazzurrëve” nuk ka harruar të vlerësojë Juventusin në garën për “Scudetton”, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Ajo që na bëri të vuajmë më së shumti ishte Roma, por ishte vetëm java e dytë dhe ne jemi rritur shumë: Ata do të luftojë deri në fund për titullin”, tha fillimisht ai.

Pas barazimit me Juve, flasim për Scudetton?

 “Me Juventusin është gjithmonë e vështirë të përballesh, vetëm të shohësh se çfarë kanë bërë ata gjatë 6 viteve të fundit dhe e kupton shumë mirë se me kë skuadër do të përballesh. Barazimi ishte rezultat i drejtë”, përfundoi Zanetti.