Sekuestrimi i pasurive të paligjshme me vendim të gjykatave të huaja, ja ç'firmosi sot Shqipëria me Italinë

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur sot në Tiranë, një memorandum bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, me shumë rëndësi për të dyja palët në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar veç të tjerave.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tregoi sëbashku me ministrin e Drejtësisë së Italisë, Andrea Orlando, se një ndër pikat kyçe që u firmos ishte zbatimi i vendimeve të gjykatave të huaja për sekuestrimin dhe konfismikimin e pasurive të paligjshme.

Gjonaj tha: "Italia, përveçse një prej partnerëve tanë më strategjikë në rajon,  është evndi me të cilin Shqipëria ka pasur një bashkëpunim shumë intensiv në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.

Me qëllim konkretizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona , kam nderim të informoj se sot me ministrin nënshkruam një memorandum bashkëpunimi shumë të rëndësishëm në fushën e drejtësisë., në kuadrin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, por edhe të prioriteteve të Minsstrisë së Drejtësisë në këto 4 vitet e ardhshme.

Memorandimi që nënshkruam sot synon hapa konkretë përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy venevde tona. Pikat kryesore të këtij moerandumi konsistojnë në një bashkëpunim më të mirë në drejtim të Reformës në Drejtësi, si një ndër më të rëndësishmet miratuar në këto 27 vjet.

Përr reformën në burgje, të kapacitetit të personelit, në mbështetje financiare dhe logjistike si dhe   për infrastrukturëne  një institucioni të ri të ekzekutimit të vendimeve  penale.

Pjesë e marrëveshjes është forcimi i  i mëtejshëm i bashkëpunimit gjyqësor në fushën penale ndërmjet dy vendeve tona me qëllim luftën kundër krimit të organizuar si dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave të huaja për skuetsrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme."