FOTO/ Ish-ministri, ambasadorëve: Ja dokumenti që dështuat, të tjerat janë pallavra

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sërish sot në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të vendit.

‘Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje!

Nuk ka emra për KLP, pa të cilën s’ka as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë institimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë.

Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra!’, shkruan Ylli Manjani.