Nesër, shira në të gjithë vendin

Sot pasdite, e martë, datë.12 dhjetor,  priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Lezhës, njofton Instituti i Gjeoshkencave.

Nesër, e mërkurë, datë 13 dhjetor, në pjesën e dytë të ditës ato priten të përfshijnë gjithë vendin duke u bërë mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit. Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore.

Nesër, e mërkurë, datë 13, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 °C / 18 °C

në vendet e ulëta: 8 °C / 16 °C

në vendet malore:  5 °C / 13 °C.

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë, por në bregdet deri mesatare.