Morata do bëhet baba, fjalë emocionuese për bashkëshorten e tij

Alvaro Morata do të bëhet baba pasi bashkëshortja e tij Alice Campello pret një fëmijë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti të cilët kanë publikuar në “Instagram” një foto ku Morata shfaqet duke puthur barkun e bashkëshortes, shkruan SYRI.net.

"Herën e parë që të pashë, e dija se do të bëheshe nënë e fëmijëve të mi dhe unë jam i sigurt se do të jesh nëna më e bukur, më e ëmbël dhe e mira e kësaj bote, nuk dua asgjë më shumë", shkroi spanjolli.