Kryeprokurori i ri, pas deklaratës së Lu, Rama i lutet sërish Bashës për dialog

Kryeministri Edi Rama duket se ndodhet në një situatë pa zgjidhje e për këtë arsye, për herë të 3-të i ka kërkuar kreut të PD-së Lulzim Basha dialog dhe bashkëpunim për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Siç ndodh zakonisht, deklaratat e Edi Ramës për bashkëpunim me opozitën, vijnë menjëherë sapo flet ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

‘LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme’, shkruan Edi Rama në faqen e tij në Facebook.