Skandali/ BE-ja bashkëpunëtore në torturën dhe abuzimin e refugjatëve

Qeveritë evropiane janë bashkëpunëtore në torturën dhe abuzimin e refugjatëve dhe emigrantëve në Libi, ka pohuar 'Amnesty International'.

Në përpjekje për të frenuar migrimin, BE-ja po mbështet në mënyrë aktive abuzimin dhe shfrytëzimin e emigrantëve në brigjet e Libisë, tha grupi në një raport.

Fondet e BE-së po shkojnë për autoritetet që punojnë me milicitë dhe kontrabandistët e njerëzve, thotë raporti.

BE ka ofruar anije, trajnim dhe financim për rojet bregdetare libiane.

Libia është rruga kryesore për emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën, duke mbërritur fillimisht në Itali.

Shteti fqinj është destinacioni kryesor për kalimet anije, ku mijëra refugjatë zbarkojnë cdo muaj ne brigjet italiane./SYRI.net/