Vizita e Zaev, Maqedonia i jep votën Kosovës për anëtarësim në UNESCO
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në prishtinë, ka thënë se Maqedonia do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
I pyetur nëse Maqedonia do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Zaev nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
“Kosova mund të llogarisë mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë."