Vasili i përgjigjet Donald Lu: Kompromisi shqip apo anglisht, nuk mund të zhbëjë Kushtetutën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu i cili i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës të bashkëpunojnë për zgjedhjen e kryeprokurorit.

Me një reagim në Facebook, Vasili shprehet se zgjidhja dhe Reforma në Drejtësi zbatohet vetëm duke respektuar Kushtetutën.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:

Reforma ne drejtesi ecen perpara vetem duke zbatuar Kushtetuten dhe ligjin tashme te reformuar.

Kjo na duhet!

Kompromisi politik, që zhbën kushtetuten dhe ligjin, s'mund te jete pazari i radhes, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht.

Ky nuk na duhet !