Donald Lu bëhet palë: I kam bërë thirrje qeverisë të gjejë një Kryeprokuror...

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu duket se ka ndryshuar mendim për zgjedhjen e kryeprokurori të ri të Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit nga Adriatik Llalla.

Vetëm pak ditë Ambasadori i SHBA-së me anë të një postim në faqen e Facevook të ambasadës deklaroi se: ‘Kushtetuta dhe ligji për prokurorin janë të qarta. Ambasada e SHBA-së mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe Euralius i kanë dhënë parlamentit. Ne nxisim parlamentin që të zbatojë ligjin’, thuhet në tekst.

Por sot ambasadori Lu është shprehur se i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të zgjedhur një kryeprokuror të ri.

‘I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të gjetur një kryeprokuror të Përgjithshëm’, është shprehur Donald Lu në një takim të organizuar në Tiranë. Sipas tij, ‘politikanët kanë frikë dhe mundësia që ata të kontrollojë drejtësinë tani ka vdekur’.

"Së shpejti do të përrfundojnë çështjet e para të Vetingut. - u shpreh Lu. - Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të Vetingut, përfshirë SPAK-un. Shqiptarët presin me padurim, politikanët kanë frikë. Reforma nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e mëdhenj të vënë nën kontroll drejtësinë është e vdekur. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjitshëm që nuk ndjek askënd penalisht.

I kemi bërë thirrje Qeverisë dhe Prokurorisë për të gjetur një zevendësues të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, që i përfundoi mandati më 7 dhjetor.  Shpresoj që politikanët do t'i lënë menjanë mosmarrëveshjet e tyre," theksoi Lu.